Djokoviç skualifikohet nga “US Open”, qëlloi gjyqtaren anësore me topin e tenisit

Publikuar tek: sport, më 22:47 06-09-2020 Djokoviç skualifikohet nga “US Open”, qëlloi gjyqtaren anësore me topin e tenisit

Tenisti serb Novak Djokoviç është skualifikuar nga turneu United States Open pasi qëlloi aksidentalisht një gjyqtare anësore.

Djokoviç sapo kishte përfunduar raundin e parë ndaj Pablo Carreño Busta, duke humbur me një pikë diferencë. Ai nxorri topin nga xhepi dhe e qëlloi me raketë.

Topi goditi në fyt gjyqtaren anësore, e cila ra për tokë ndërsa tenisti iu afrua për ta ndihmuar. Por pas një diksutimi të gjatë gjyqtari kryesor vendosi ta përjashtojë.

“Lojtarë të tjerë janë përjashtuar edhe për më pak se kaq,” tha trajneri legjendar Darren Cahill, i cili ishte prezent gjatë incidentit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096960067749023
array(1) { ["section"]=> string(85) "djokovic-skualifikohet-nga-us-open-qelloi-gjyqtaren-anesore-me-topin-e-tenisit-219479" }