‘Do bashkojmë vullnetet për një punë të mirë’, Ahmetaj dhe Rama prezantojnë PLANIN e rindërtimit për donatorët: Ja HAPAT ku do kalojë procesi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 11-05-2020 ‘Do bashkojmë vullnetet për një punë të mirë’, Ahmetaj dhe Rama prezantojnë PLANIN e rindërtimit për donatorët: Ja HAPAT ku do kalojë procesi Foto nga takimi me donatoret

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në një video konferencë me donatorët, iu prezantuan planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj mes të tjerash ndërsa prezantoi planin pohoi se do të ndërtohen mbi 3 mijë apartamenteve kolektive, 99 institucione publikë, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesit shëndetësor. Ahmetaj tha se në vendin tonë, do të ketë 26 zona të reja zhvillimi.

Ndërsa kryeministri Rama tha se do të bashkojmë vullnetet për të bërë një punë shumë të mirë. “Gjithsecili prej jush që është pjesë e programit duhet të ketë një ide të qartë se çfarë është programi dhe cilat janë hapat që duhen ndërmarrë, në mënyrë që të plotësojmë të gjithë panoramën”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ahmetajt: Shtylla kryesore është që të ndërtojmë një urë lidhëse. Ky është rendi i ditës për sot dhe në të djathë të ekranit kam renditur të gjitha hapat kryesore të rindërtimit. Nis me një studim të thelluar. Pasi përfshin hapin kryesor pas vlerësimit të nevojave pas tërmeti. Faza e parë ishte një qasje helikopter nga sipër. Më pas kemi aplikimet në platformën elektronike dhe bashkëlidhur me të, procesin e vlerësimit të secilit qytetar.

Hapi i tretë; janë planet e detyrueshme lokale, që janë tashmë të hollësishme. Hapi tjetër është procesi i shembjes. Që këtu ngjan se është i lehtë, por nuk është kështu. Duhet që të ketë financime të konsiderueshme. Shpronësimet, procedurat e prokurorimit dhe më pas emëruesi i përbashkët është bashkërendimi i donatorëve në proces. Kjo është faza ku jemi sot. Kemi bonuset e qirasë, më pas aplikimet në platformën elektronike. Kemi 12950 familje që përfitojnë bonus qiraje dhe tregohet dhe qytetet ku jetojnë. Deri më tani kemi 2043 leje ndërtimi që janë dhënë përmes një procedure të përshpejtuar. Kemi një proces të thelluar vlerësimi në të djathtën tuaj. Kemi 3 mijë e ca apartamente kolektive, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesish shëndetësor. Vlerësimi i thelluar ishte në proces e sipër. Por tashmë ka përfunduar. Shihni rezultatet dhe punën që është proces në disa zona. Shihni rezultatin për apartamentet kolektive në Durrës, Shijak. Në një ngjyrë është rindërtimi, ngjyra tjetër paraqet shembjen dhe më pas do të shihni pjesën tjetër. Ky është një proces i rëndësishëm.

Bashkitë janë partner në këtë proces dhe i gjithë vlerësimi praktikisht është në duart e tyre. Ka një proces të hollësishëm, që është materializuar në një manual. Më pas këshilli Bashkiak do të marrë një vendim të mirinformuar, mbështetur në dosjet që janë teknike, financiare dhe ligjore. Mbështetur në këto dosje do të shihen përfitimet nga programi. Këtu ka një sërë dosjes të ndara sipas bashkive. Do ndaj me ju të gjitha planet e detyrueshme të planit vendor. Kemi 26 zona të reja zhvillimi. 14 plane të detyruara vendore, 12 janë në proces miratimi. Nesër do të merrni dokumentacionin që ne kemi miratuar në komision.

Pjesë nga fjala e Ramës: Ju e dini shumë mirë që kjo  ështëqthlebësore dhe shpesh herë përpjekje të tilla dështojnë për shkak të përpjekjes së bashkërendimit. Na duhet ti bëjmë bashkë fuqitë e vullneteve tona dhe të bjëmë një punë shumë të mirë.

Gjithsecili prej jush që është pjesë e programit duhet të ketë një ide të qartë se çfarë është programi dhe cilat janë hapat që duhen ndërmarrë, në mënyrë që të plotësojmë të gjithë panoramën. Shpresoj të shihemi në një format ndryshe por për aq kohë sa kemi këtë format do të na duhet të punojmë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096991062164307
array(1) { ["section"]=> string(144) "do-bashkojme-vullnetet-per-nje-pune-te-mire-ahmetaj-dhe-rama-prezantojne-planin-e-rindertimit-per-donatoret-ja-hapat-ku-do-kaloje-procesi-205980" }