Do gjykojë Lulzim Bashën, kush është Lazer Sallaku gjyqtari i “CEZ”, Izet Haxhisë dhe vjedhjes së Bankës së Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 11:46 13-12-2019 Do gjykojë Lulzim Bashën, kush është Lazer Sallaku gjyqtari i “CEZ”, Izet Haxhisë dhe vjedhjes së Bankës së Shqipërisë Lulzim Basha

Caktohet gjyqtari i kryesor i trupës gjykuese ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Dosja e Bashës u dërgua ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për “lobimin rus”. Të akuzuar për falsifikim dhe pastrim parash janë edhe ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi.

Gjyqtar do të jetë Lazer Sallaku, emër i njohur për publikun. Sallaku disa kohë më parë vendosi rihapjen e dosjes “CEZ”, hetime që u mbyllën kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.

Sallaku është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, pas ekstradimit të këtij të fundit nga Turqia. Sallaku ka qenë edhe kryesuesi i trupës në gjyqin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007504940032959
array(1) { ["section"]=> string(121) "do-gjykoje-lulzim-bashen-kush-eshte-lazer-sallaku-gjyqtari-i-cez-izet-haxhise-dhe-vjedhjes-se-bankes-se-shqiperise-189296" }