‘Do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete’, Murrizi s’përmbahet në Kuvend ndaj politikanëve: Kur të ngrihen shqiptarët do iu duket ‘97 mjaltë...

Publikuar tek: politike, më 12:31 28-05-2020 ‘Do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete’, Murrizi s’përmbahet në Kuvend ndaj politikanëve: Kur të ngrihen shqiptarët do iu duket ‘97 mjaltë... Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka qenë i papërmbajtshëm sot gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Murrizi ka akuzuar qeverinë se vetëm po bën propagandë ndërsa thekson se qytetarët janë zhytur në varfëri nga situata e krijuar prej Covid. Sipas tij qytetarët s'po marrin asnjë ndihmë për të përballuar këtë situatë, ndërkaq ka folur dhe për rindërtimin, ku shton se qindra qytetarë janë në çadra.

Në fund të fjalës së tij Murri me tone të forta tha se kësaj situate do ti vijë fundi sepse qytetarëve po u soset durimi. “Një ditë shqiptarët do vendosin vetë dhe të jeni të bindur se edhe tallja ka një kufi edhe durimi ka një kufi. Të gjitha qeveritë vetëm vjedhin dhe bëjnë sikur iu dhimbsen shqiptarët. Artist mulla i surrelit dhe Lul Arstisti. Kur të ngrihen shqiptarët  do iu duket ‘97 mjaltë. Do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Dhëntë zoti shumë shpejt ta provoni ju dhe të gjithë ata që janë tallur me popullin", tha ai mes të tjerash.

FJALA e Murrizit: Premtuat pagë lufte dhe s’bëtë transparence

Sot në paralament kalojnë disa akte që janë në vazhdën  propagandës dhe tallavisë së qeverisë. Në 26 nëntor 2019 dhe i famshmi virus që del me zig zage sipas lejes që merr nga Rama në mars 2020. Ministrja e financave është larguar që të pajisë me velga pune aktorët e shembjes së teatrit. Do të doja të ishte këtu për të më shpejguar se çfarë bëhet me këto akte normative. Do të shtyjmë këstet e tatim fitimit thotë. Kjo  është një shpikje e administratës e sanksionuar me ligj për t’ja marrë në vitin pasardhës.

Mendoni se do të kenë fitim më mars të 2021. Me ca shoh se ekonomia po shkon popshtë nuk besoj se do të ketë fitim. Ca po ju shtyni? Borxhin. Asgjë sju keni heq nga barra fiskale. Asnjë taksë sju keni  heq. Sipas urdhrit të sulltani çdo qepen duhet të jetë mbyllur.... A e dini se qepenet edhe pse kanë mbyll qepenët që prej  fillimit të marsit qytetaret paguajnë tatime.  90 mln euro i keni bë rrush e kumbula. Mashtroni. Keni marë dhe 174 mln euro. Këtë borxh  do ta paguajnë fëmijët e qytetarëve shqiptarë. A di të thotë gjë tigri i tërmetit. Sot rreth 10 miliardë euro borxh.

Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin. A keni ndonjë plan për Thumanën. Zero. Edhe ato të tërmetit në çadra i keni sot. Ndërtuar 5 çati dhe shkoi gjithë qeveria duke bërë paradë. Sa shtëpi janë ndërtu në Thumanë.  E dini zonja Gjermeni se jeni dhe deputete e Durrësit. Shqiptarët janë në fukarallik dhe i keni kyç në shtëpi deri në qershor. Koronavirusi nuk është diversant. Rregulloni  çfarë keni për të rregulluar se shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Skeni garanci që ekonomia do rimëbkëmbet. Shkoni e shifni. Do ti japim pagë lufte, qindra biznese falimentojnë çdo ditë, ju vetëm talleni me to. Talleni me gjënë më të shenjtë, me sovranitetine votës së shqiptarëve.

Balla ke deklaruar se do tu japësh mundësi edhe emigrantëve të votojnë. Fshiheni si djalli i temianit se keni frikë. Një ditë shqiptarët do vendosin vetë dhe të jeni të bindur se edhe tallja ka një kufi edhe durimi ka një kufi. Të gjitha qeveritë vetëm vjedhin dhe bëjnë sikur iu dhimbsen shqiptarët. Artist mulla i surrelit dhe Lul Arstisti. Kur të ngrihen shqiptarët iu duket 97 mjaltë. Do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Dhëntë zoti shumë shpejt ta provoni ju dhe të gjithë ata që janë tallur me popullin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091509819030762
array(1) { ["section"]=> string(149) "do-harroni-te-merrni-breke-e-kanotiere-me-vete-murrizi-s-permbahet-ne-kuvend-ndaj-politikaneve-kur-te-ngrihen-shqiptaret-do-iu-duket-97-mjalte-208121" }