“Do heqin keq nga korriku në shtator”, Ngjela: Kryetarët e partive do jenë nën akuzë, kandidatët s’do pranojnë të futen në listë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 26-05-2020 “Do heqin keq nga korriku në shtator”, Ngjela: Kryetarët e partive do jenë nën akuzë, kandidatët s’do pranojnë të futen në listë Avokat Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela thotë se krerët e partive politike në vend “do heqin keq” nga korriku në shtator sepse asnjë kandidat nuk do pranojë të futet në listat e tyre. Sipas tij, kryetarët e partive do jenë nën akuzë dhe nëse janë ata, janë dhe kandidatët.

“Nga korriku në shtator do heqin keq. Sepse nuk do pranojë asnjë që të shkruhet, të futen në listë. Kryetari i Partisë X do ftojë që të futen në listë, dhe ti nuk do pranosh. Sepse këta do jenë nën akuzë, kur është kryetari në akuzë, akuzohesh dhe ti”, u shpreh Ngjela në Real Story.

Më tej, avokati duke folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor tha se ai është për sistemin mazhoritar të pastër.

“Pse janë acaruar deri tani. SHBA mendon që çfarë të heqë Reformë të heqë Reforma, çfarë heq populli ta heqë populli. Basha del me mazhoritar të pastër, por me lista të hapura nuk e ka të sigurt. Edhe Basha edhe Rama, janë artificë si kryetarë partish, nuk janë zgjedhje të brendshme të evolucionit të partisë. Basha me votat e Berishës, i kishte reale. Edhe ky tjetri i kishte. Sa erdhën në pushtet hoqën kontunitetin në parti. Kemi humbur verbin. Ku ke parë ti të bësh fushatë. Kemi harxhuar djersë të madhe, beteja, ku bëjnë betejë këta. Lista e hapur është betejë. Është shumë e mirë në përmirësimin e klimës. Unë jam për mazhoritar të pastër por nuk bëhet ”, tha Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097639560699463
array(1) { ["section"]=> string(130) "do-heqin-keq-nga-korriku-ne-shtator-ngjela-kryetaret-e-partive-do-jene-nen-akuze-kandidatet-s-do-pranojne-te-futen-ne-liste-207936" }