Do hetojnë politikanët? Ja prokurorët kandidatë: Nga hetimi i Llallës, te Frroku…Nga zhdukja 1 muaj e prokurorit për çështjen Shullazi deri tek mbyllja e Velierës...(DOSJET E BUJSHME)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:36 16-07-2019 Do hetojnë politikanët? Ja prokurorët kandidatë: Nga hetimi i Llallës, te Frroku…Nga zhdukja 1 muaj e prokurorit për çështjen Shullazi deri tek mbyllja e Velierës...(DOSJET E BUJSHME)

Ata konkurrojnë për SPAK. Flitet se do të jenë tmerri i politikës. Të gjithë i kanë sytë te ky organ i ri që po ngrihet për të hetuar korrupsionin, dhe kur vijnë me listë, askush nuk kthen sytë të shohë për çështjet që kanë pasur këta në të kaluarën dhe cili ka qenë percetimi publik që kanë.

Altin Dumani ka qenë tek prokuroria e Përgjithshme derisa kaloi si drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë.

Anton Martinin, të gjithë e kanë dëgjuar te krimet e Rënda. Eshtë prokurori që u mor me çështjen Frroku. Mënyrën sesi u hetua dhe më pas gjykua, të gjithë e mbajnë mend.

Elisabeta Imeraj është më e fundit e lakuara nga të gjitha anët. U përball me akuza politike, dy vite më parë nga socialistët, e tani para një muaji nga demokratët. Imeraj është prokurja që hetoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një çështje tashmë në gjykim.

Enkelejda Millonia dhe Manjola Kajana, e para dejtuese e Prokurorisë së Elbasanit dhe tjetra te krimet e rënda, janë dy prokurore që kanë kaluar Vetting-un, ndaj duken dhe më të privilegjuarat.

Ndërsa Ened Nakuçi mbahet mend më shumë nga të gjithë. Eshtë prokurori i krimeve të rënda që u sëmur plot një muaj dhe nuk gjendej fare në kohën që në gjykatë shqyrtohej çështja “Shullazi”.

Klodian Brahon e mbajmë mend të gjithë se ka hetuar dhe po heton ish shefin e vet Adriatik Llallën, për çështjen e pasurisë dhe të tjera. Ndërsa Anita Jellën nuk mund ta harrojë kush, aq më tepër durrsakët. Ishte e para prokurore që pushoi që në fillim fare çështjen “Veliera” në Durrës, aty ku po prisheshin rrënojat antike. Deri më sot, nuk ka asnjë sqarim se pse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.33979201316833
array(1) { ["section"]=> string(183) "do-hetojne-politikanet-ja-prokuroret-kandidate-nga-hetimi-i-llalles-te-frroku-nga-zhdukja-1-muaj-e-prokurorit-per-ceshtjen-shullazi-deri-tek-mbyllja-e-velieres-dosjet-e-bujshme-172377" }