Do hyjnë në zgjedhje? PD: KQZ detyrim të pashmangshëm dhe të padiskutueshëm të përgatisë 13 Tetorin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 05-08-2019 Do hyjnë në zgjedhje? PD: KQZ detyrim të pashmangshëm dhe të padiskutueshëm të përgatisë 13 Tetorin

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka reaguar për zgjedhjet e 30 Tetorit.

PD thekson se dekreti i presidentit Ilir Meta është i vetmi akt me fuqi kushtetuese dhe KQZ e ka detyrim të pashmangshëm dhe të padiskutueshëm të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje.

"I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit", thuhet ne deklaraten e PD.

Por partia më e madhe opozitare nuk jep një përgjigje të saktë nëse do të marrë pjesë në këto zgjedhje apo jo.

Vendimi do të shihet në vazhdim, pasi sot është dita e fundit e regjistrimit të partive politike në zgjedhjet e 13 Tetorit.

Ndërkohë dy ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha tha se dekreti i Metës duhet zbatuar, ndërsa pjesëmarrja në këto zgjedhje është vendim tjetër.

Kujtojmë se ditën e sotme, LSI e dejtuar nga Monika Kryemadhi dhe Partia Republikane nga Fatmir Mediu i bënë kërkesë KQZ-së për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit të dekretuar nga Meta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035254955291748
array(1) { ["section"]=> string(104) "do-hyjne-ne-zgjedhje-pd-kqz-detyrim-te-pashmangshem-dhe-te-padiskutueshem-te-pergatise-13-tetorin-174390" }