'Do i lutem të mos njohë Kosovën', Vuçiç flet pas takimit me Papa Françeskun

Publikuar tek: rajon, më 13:52 12-09-2019 'Do i lutem të mos njohë Kosovën', Vuçiç flet pas takimit me Papa Françeskun

Pas takimit me Papa Françeskun, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të ruajë pozicionin e tij për Kosovën.

Vuçiç u tha gazetarëve se ka biseduar me Papën për vendet e shenjta në Kosovë, për situatën e vështirë të popullit serb atje, siçe quan ai, por edhe për raportet e këqija të kroatëve ndaj serbëve.

I pyetur nëse Vatikani do të mbante qëndrimin e tij për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, lideri serb  tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të mbajë qëndrimin e vet, por dëshiron një zgjidhje paqësore me shqiptarët.

“Kjo është ajo që mund të them dhe që është e rëndësishme për qytetarët”, tha Vuçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070669651031494
array(1) { ["section"]=> string(80) "do-i-lutem-te-mos-njohe-kosoven-vucic-flet-pas-takimit-me-papa-franceskun-178202" }