‘Do jemi ndër donatorët më të mëdhenj’, Vuçiç: Të hënën qeveria e Serbisë do vendos një vlerë domethënëse për të prekurit nga tërmeti

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 21-12-2019 ‘Do jemi ndër donatorët më të mëdhenj’, Vuçiç: Të hënën qeveria e Serbisë do vendos një vlerë domethënëse për të prekurit nga tërmeti

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ditën e hënë, qeveria e Serbisë do të mblidhet në Serbi për të siguruar ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Ai u shpreh se beson se Serbia do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për të ndihmuar. 

Më tej, Vuçiç theksoi se po punojnë për të ndërtuar një treg të përbashkët pune me të njëjtin sistem.

‘Unë shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e viktimave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditën Shqipërinë. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet e shpëtimit, por besoj se gjithë njerëzit në vend tuaj e kuptuan gjithë simpatinë tonë, falenderoj kryeministrin Rama që na çoi në Durrës, ku pamë fëmijë, prindërit dhe gjyshërit e tyre që kishin humbur njerëzit e afërt. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse Shqipërinë, dhe besoj se do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri’, tha Vuçiç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi i makinës së prokurorit në Vlorë, KLP: I papranueshme, atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale
Djukanovic: Duhet të nxisim dialogun, jemi kundër për të ndryshuar rregullat e lojës »
Article Logic
Execution time: 0.023452043533325
array(1) { ["section"]=> string(136) "do-jemi-nder-donatoret-me-te-medhenj-vucic-te-henen-qeveria-e-serbise-do-vendos-nje-vlere-domethenese-per-te-prekurit-nga-termeti-190019" }