Do kapen peshqit e mëdhenj? Deklarata e fortë e Arta Markut: Nuk më pëlqen të flas, por të veproj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 15-03-2018 Do kapen peshqit e mëdhenj? Deklarata e fortë e Arta Markut: Nuk më pëlqen të flas, por të veproj

“Nëse do të ketë peshq të mëdhenj, do të shihet më vonë”, kështu u përgjigj kryeprokurorja Arta Marku, e pyetur në lidhje me deklaratat dhe pritshmëritë e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Marku tha se i pëlqen më tepër “të veprojë se sa të flasë”, duke nënvizuar se prokuroria punon çdo ditë, me dosje të mëdha dhe të vogla.

Pjesë nga intervista në emisionin “Real Story”:

Pritshmëria është e madhe, e kuptueshme. Natyrisht është më e madhe se ajo që mund të bëjë prokurori i përgjithshëm në bazë të kopetencave që ka. Siç e thashtë me ndryshimet që janë bërë, prokuroria është decentralizuar. Prokurorët janë mbreti i këtyre çështjeve.

Ambasadori amerikan tha se këtë vit do kapen peshqit e mëdhenj. Normalisht kur kapen peshqit e mëdhenj rrjetën e hedh prokuroria. A e mbështesni këtë pritshmëri?

Hetimi nuk është fushatë. Prokuroria punon çdo ditë me çështje të mëdha, të vogla me shqetësimet e qytetarëve. Nëse do ketë peshq të mëdhenj do shihet më vonë. Nuk më pëlqen të flas, më pëlqen të veproj. Nëse do ketë, do flitet më pas...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arta Marku flet për çështjen ‘Tahiri’, lobimin e PD dhe hetime të reja në nivele të larta
Denoncimi: Irani ka 'mbushur' Shqipërinë me spiunë, ja në cilat poste janë vendosur dhe qëllimet që kanë »
Article Logic
Execution time: 0.0096540451049805
array(1) { ["section"]=> string(101) "do-kapen-peshqit-e-medhenj-deklarata-e-forte-e-arta-markut-nuk-me-pelqen-te-flas-por-te-veproj-113407" }