“Do ketë vdekje partish”, Moikom Zeqo: LSI e PD, por edhe PS dëmtohet

Publikuar tek: politike, më 20:16 09-07-2019 “Do ketë vdekje partish”, Moikom Zeqo: LSI e PD, por edhe PS dëmtohet

Analisti dhe poeti Moikom Zeqo ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë sot.

I ftuar në studion e lajmeve të Report TV, Moikom Zeqo deklaron se procedura për shkarkimin e Metës nuk do të jetë aq e thjeshtë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përshpejtoj këtë.

Ndër të tjera Zeqo ka deklaruar se nga kjo krizë mund të shkrihen edhe parti të mëdha siç janë LSI apo Partia Demokratike që prej muajsh janë në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Zeqo e quan një akt ekstrem vendimin për bojkot dhe djegien e mandateve nga ana e opozitës shqiptare.

“Mendoj se do të jetë një krizë e zgjatur. Nuk është aq shpejt e zgjidhshme, duhet të ketë një ndërhyrje ndërkombëtarësh.

Ne jeni përball një kolapsi politik. Këtu nuk funksionon opozita dhe vetvetiu as qeveria.

Filloi me ekstremin e djegies së mandatavee…do të kemi një vdekje partish, Mediu, Dash Shehu, do të ketë një vdekje të partive edhe më të mëdha ndoshta edhe LSI edhe PD por do të dëmtojë edhe PS. Do të pasohet nga një klasë e re”, deklaroi Zeqo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073151588439941
array(1) { ["section"]=> string(71) "do-kete-vdekje-partish-moikom-zeqo-lsi-e-pd-por-edhe-ps-demtohet-171682" }