‘Do luftojnë për të marrë hak ndaj Kacifasit’, gazetari paralajmëron DATAT: Grekët do pushtojnë jugun e Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 12-09-2019 ‘Do luftojnë për të marrë hak ndaj Kacifasit’, gazetari paralajmëron DATAT: Grekët do pushtojnë jugun e Shqipërisë

Gazetari Arben Llalla ka paralajmëruar se më datën 22-26 shtator trupat special të Greqisë do të vijnë në Shqipëri.

Përmes  një statusi në ‘Facebook’, ai bën me dije se rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e "300 mijë", grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s'kanë shkolla, s'kanë kishën e tyre, etj.

Gazetari shtron çështjen se çfarë do të bëjnë struktuarat shtetërore të Shqipërisë .

Sipas Llallës, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore.

‘Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke. Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e "300 mijë", grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s'kanë shkolla, s'kanë kishën e tyre, etj. Do shkojnë në Bularat e do çirren "Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marë hak kundër RENEAS". Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë? Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore. Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile që hyjnë nga kufiri i Konispolit për të vazhduar në Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke...’, shkruan Arben Llalla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070431232452393
array(1) { ["section"]=> string(117) "do-luftojne-per-te-marre-hak-ndaj-kacifasit-gazetari-paralajmeron-datat-greket-do-pushtojne-jugun-e-shqiperise-178179" }