'Do mbetem vetëm, s'do kem njeri të më hapë derën', Kryemadhi flet largimin e fëmijëve: Mirë që kam Ilir Metën, janë rracë që jetojnë nga 120 vjeç

Publikuar tek: aktualitet, më 08:31 17-10-2019 'Do mbetem vetëm, s'do kem njeri të më hapë derën', Kryemadhi flet largimin e fëmijëve: Mirë që kam Ilir Metën, janë rracë që jetojnë nga 120 vjeç Monika Kryemadhi me familjen

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar frikën e saj më të madhe se një ditë mund të mbetet e vetme.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Aktualitet” të Fax News, Kryemadhi u shpreh se i rri si çekan në kokë idea që një ditë s’do ketë njeri për t’i hapur edhe derën, teksa u shpreh se fëmijët i ka jashtë dhe nuk beson se një ditë mund të kthehen.

“Unë kam lëvizur shumë në Shqipëri, sepse që të fillosh të debatosh duhet të dish edhe se çfarë ndodh, të kuptosh edhe mentalitetin e njerëzve. Kam qenë në shumë fshatra të Shqipërisë sidomos në zonat e veriut.

Kam gjetur një djalë në moshën 14 vjeç në zonën e veriut. Ai kishte mamin e paralizuar dhe do të ikte në Itali sapo të vinte pranvera. Dhe i thashë unë po mamanë, ku do ta leshë. Do ta zbres tha te halla në qytet.

Takova dhe një djalë tjetër që ishte si taksixhiu i Kalasë së Dodës dhe ai nuk ikte dot, sepse kishte expuls dhe i duheshin edhe 2 vjet t'i përfundonte. Çfarë ka ndodhur? Duke biseduar me ta fillova të mendoja, ore se edhe mua fëmijët a do më vijnë apo s’do më vijnë më. Se të mbarosh matematikë nuk vjen më. Ku do shkojë, do vijë këtu të punojë mësues matematike? Kështu që do shkojë të gjejë, a do shkojë në Azi a në Afrikë, do kërkojë mundësitë e veta…

Do ngelem vetëm në shtëpi. Mirë unë që kam Ilir Metën se ata si rracë rrojnë shumë nga 120 vjeç, xhaxhai dhe gjyshi i kanë vdekur të mëdhenj shumë (qesh). Por mos ta kem unë Ilir Metën, unë do vdes dhe do më harrojnë, do katandisem vetëm, s’do kem njeri të më hapë derën…Kur e kam unë këtë receptor që punon në mënyrë, që rri si çekan te koka, që nuk gjen një infermier, një mjek”, tha Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02879810333252
array(1) { ["section"]=> string(147) "do-mbetem-vetem-s-do-kem-njeri-te-me-hape-deren-kryemadhi-flet-largimin-e-femijeve-mire-qe-kam-ilir-meten-jane-rrace-qe-jetojne-nga-120-vjec-182393" }