‘DO MË VRISTE MUA DHE DJEMTË’, DENONCIMI i gruas nga Fushë Kruja: Kunati erdhi dhe na rrahu, KOMISARIATI S’NA MERR DËSHMINË. Kam 32 të qepura, DO MË DIGJTE SHTËPINË

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 11-07-2020 ‘DO MË VRISTE MUA DHE DJEMTË’, DENONCIMI i gruas nga Fushë Kruja: Kunati erdhi dhe na rrahu, KOMISARIATI S’NA MERR DËSHMINË. Kam 32 të qepura, DO MË DIGJTE SHTËPINË Ilustruese

Një denoncim i rëndë vjen nga një grua në Fushë Krujë, e cila rreth orës 20:00 të ditës së sotme është dhunuar barbarisht së bashku me fëmijët nga ish-kunati i saj.

E kontaktuar nga newsbomb.al, Merita Bramaj, ka thënë se ish-kunati e dhunon shpeshherë, ndërsa shprehet se ka patur një urdhër mbrojtje që i ka skaduar.

E frikësuar dhe duke qarë, gruaja u shpreh se ish-kunati Fatbardh Doçi ka tentuar t’i mbysë djalin, por fatmirësisht e kanë larguar në kohë ishkunatin, duke shmangur një tragjedi, raporton newsbomb.

Por nuk mjafton me kaq, pasi gruaja ka thënë për neësbomb se edhe ish-burri i saj Agim Doçi i cili tashmë është i dënuar për “Dhunë në familje” e ka rrahur barbarisht, dke i hapur një plagë në kokë, për të cilën janë dashur 32 qepje që plaga të mbyllej.

E ndërsa zonja ka bërë denoncimin për ish-kunatin, a qëndron në korridorete komisariatit “këmba mbi këmbë”, siç thotë zonja, dhe ajo ka frikë se sërish ai do t’ja hedhë paq, pasi njeh njerëz në komisariat.

Por nuk mbaron këtu, pasi në komisariat policët kanë filluar të tallen me zonjën dhe dy djemtë e saj, duke i thënë se si është e mundur që tre persona nuk rrahën dot një.

Sipas asaj që tha zonja për newsbomb.al, ajo së bashku me dy fëmijët edne nuk e ka nënshkruar denoncimin e saj, ndërsa asnjë nga efektivët nuk ka shkuar të fotografojë plagët që ka marrë ajo dhe djemtë.

Një skandal i vërtetë, kur mendon se si një grua lejohet të rrihet nga ish-kunati dhe policia që duhet ta mbrojë vetëm tallet. Ajo ka bërë apel që institucionet të reagojnë, pasi ka frikë se do t’i djegin shtëpinë, ashtu siç kanë tentuar edhe më herët.








Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011264085769653
array(1) { ["section"]=> string(164) "do-me-vriste-mua-dhe-djemte-denoncimi-i-gruas-nga-fushe-kruja-kunati-erdhi-dhe-na-rrahu-komisariati-s-na-merr-deshmine-kam-32-te-qepura-do-me-digjte-shtepine-213577" }