‘Do ndëshkohen ata që thyejnë karantinën’, Balla thirrje Bashës: Jepni dhe ju gjysmat e rrogave

Publikuar tek: politike, më 17:55 04-04-2020 ‘Do ndëshkohen ata që thyejnë karantinën’, Balla thirrje Bashës: Jepni dhe ju gjysmat e rrogave Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që t’iu vijë në ndihmë të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, duke lënë 50% të pagës mujore të çdo ish-deputeti demokrat në ndihmë të fondeve ‘të luftës’.

Taulant Balla ka vendosur theksin te pagesat e punonjësve që kanë humbur apo nuk munden të shkojnë në punë prej krizës, duke shtuar se Shqipëria është vendi i parë në botë që ka vendosur pagën e ‘luftës’.

Balla në intervistën për News 24, ka shpjeguar se qeveria po i vjen në ndihmë biznesit të vogël dhe personave të prekur direkt nga mbyllja e aktivitetit, si dhe pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Taulant Balla ashpërsoi tonet ndaj personave që thyejnë karantinën në këtë moment delikat, duke parashikuar masa më të rrepta.

"Besoj që edhe ju dhe mbarë opinion publik është ndierë i indinjuar nga disa pamje nëpër tregjet e Tiranës ditën e sotme. Kjo situatë dhe mos respektimi i rregullave nga njerëzit, duket se është diçka që disa ende nuk e kanë kuptuar. Është momenti duhur që të ashpërsohen masat nëshkuese për ata që tallen me këtë luftë dhe me jetën e njerëzve. Ne kemi pasur një numër gradual të infektuarish, por kjo nuk do të thotë që lufta mbaroi. Po hyjmë në një fazë shumë të vështirë dhe kjo nuk është një hamendje, por i referohemi shifrave dhe fakteve në vendet e tjera", tha Balla.

"Masat lehtësuese? Nuk kanë të bëjnë me distancimin social. Çdo anëtar i familjes duhet të zbatojë higjienën. Jemi në fazën që mund të lëshojmë disa orare të reja. Ka një pjesë që thonë se njerëzit grumbullohen për shkak se oraret janë të vogla. Kjo nuk ndodh në gjithë Tiranën. Unë isha në Elbasan dhe nuk kishte tregje plot, por në radhë. Kam ndjekur Rumaninë dhe gjobat ishin shumë të larta. Heqja e lirisë për ata që thyejnë karanatinën në Itali dhe Rumani shkon në disa vite burg. Nuk mund të bëjmë gabime tani që jemi në pikun e luftës", u shpreh ai.

"Paketa ekonomike ? Më lejoni t’iu them se ne përpara 20 ditësh morëm masa e para, apo siç u quajt nga kryeministri plani A. Mallrat ushqimore janë vënë në dispozicion të familjeve që jetojnë në çadra, të prekur prej tërmetit. Jemi vendi i parë në botë që paguajmë pagën e luftës për ata që janë në biznese familjare dhe të pasiguruar në familje. Apeli im për çdo shqiptar që e sheh vendin si shtëpinë e tij dhe jo për ata që e kalojnë një pjesë në Hollandë, është i thjeshtë, askush nuk e di sesa do të zgjasë kjo situatë. Në këto kushte në duhet të jemi të kujdesshëm ndaj 110 mijë bizneseve të vogla që nuk janë në punë, të pamundurve dhe pensionistëve. Nxis çdo biznes që të aplikojë pë të përfituar pagën e luftës. Masat shtrënguese i dhanë efektet, 99 përqind e kanë kuptuar se duhen respektuar, ndërsa 1 përqind që nuk e kuptojnë këtë situatë do ndëshkohen, duke ashpërsuar masat. Ne kemi 5.5 miliard dollar buxhet në vit. Kemi buxhetin më të madh në rajon dhe kemi vendosur një fond të konsiderueshëm për ministrinë e Shëndetësisë. Nuk kemi një arkë shteti që t’i shpenzojë direkt këto fonde, mendojmë edhe për marsin dhe qershorin. Dua të shpjegoj aktin normative përsa i takon qirave. Ne nuk po shpikim, thjesht po përshtasim masat më të mira që po ndërmarrin vendet e tjera. E morëm në kohën e duhur, duke i dhënë qiramarrësit të ketë dy muaj mungesë në qira, duke i dhënë mundësi që t’i rikuperojë në dy muajt pasardhës, me shpresën se kjo do përfundojë. Masat janë të ndërgjegjëshme për një armik të padukshëm. Buxheti i shtetit, pagat e ushtrisë, mjekëve, infiermierëve dhe çdo gjë tjetër të jetë në shërbim të luftës.

Pagat e administratës do përgjysmohen? Ne e kemi përgjysmuar rrogën e deputetëve qysh në 17 mars. Flas për Kuvendin, deputetët, i kemi bërë apel institucioneve që varen nga Kuvendi ose jo, Këshillit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë për të bërë të njëjtën gjë. Nëse Partia Demokratike mendon se mund të kontribuojë, le të lënë 50 përqind të rrogës për ata që kanë nevojë. Në buxhetin e shtetin ose në Bashkitë respektive, si të duan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01007604598999
array(1) { ["section"]=> string(98) "do-ndeshkohen-ata-qe-thyejne-karantinen-balla-thirrje-bashes-jepni-dhe-ju-gjysmat-e-rrogave-201356" }