‘Do ndryshojë sistemi’, shpërthen Myslim Murrizi: Asnjë bilbilush rrugoreje që bën cërr cërr pas fustanit të...

Publikuar tek: politike, më 18:44 20-04-2019 ‘Do ndryshojë sistemi’, shpërthen Myslim Murrizi: Asnjë bilbilush rrugoreje që bën cërr cërr pas fustanit të...

“Do të ndryshojë sistemi nga çdo grup vemjesh”, kështu deklaroi deputeti Myslim Murrizi në emisionin ‘Kjo javë’.

Murrizi deklaroi se ky system do të ndryshojë, ndërkohë që shpërtheu ashpër ndaj ish-deputetëve të PD-së, të cilët e kanë sulmuar pas vendimit për mosdjegien e mandateve.

“Ne nuk kemi parti. Askush nuk mund të thotë që s’jam demokrat. Demokrat është tjetër anëtar i partisë është tjetër. Që të jem i sinqertë nuk kam dëgjuar asnjë bilbilush nga ato rrugorët që të thonë se Myslim Murrizi nuk është demokrat. Të jem apo jo demokrat nuk e vlerëson asnjë nga këto që bëjnë cërr cërr cërr pas fustanit të Bashës. Askush nuk mund të gjykojë Murrizin nga këto bilbilushat që janë pjellë e komunizmit. Kush mund ta gjykojë Myslim Murrizin? Sahit Dollapi? Oerdi? Ivi që janë të gjithë bij komunistash”, tha Murrizi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024663925170898
array(1) { ["section"]=> string(111) "do-ndryshoje-sistemi-shperthen-myslim-murrizi-asnje-bilbilush-rrugoreje-qe-ben-cerr-cerr-pas-fustanit-te-161203" }