'Do përballeni me ligjin', Paloka i përgjigjet Braçes: Kur bën si i virgjër...

Publikuar tek: politike, më 15:30 11-05-2019 'Do përballeni me ligjin', Paloka i përgjigjet Braçes: Kur bën si i virgjër... Edi Paloka - Erion Braçe

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjigjur zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili deklaroi se kushdo që dhunon, vret, vjedh dhe djeg do të përballet me ligjin.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Braçe bën si i virgjër me ligjin, por pretendon se nuk ka hapur asnjëherë gojën për kolegët trafikantë, vrasës dhe përdhunues.

Deputeti i PD e cilëson zv.kryeministrin si shërbëtorin e bandës së Lushnjes.

Komenti i plotë i Palokës:

Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh. 
Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake. 
Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. 
Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.

Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.

60226681_2124254361205872_5317063602849447936_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069060325622559
array(1) { ["section"]=> string(78) "do-perballeni-me-ligjin-paloka-i-pergjigjet-braces-kur-ben-si-i-virgjer-163846" }