Do rekomandoni shtyrjen e zgjedhjeve? Përgjigjet drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR

Publikuar tek: politike, më 12:37 24-05-2019 Do rekomandoni shtyrjen e zgjedhjeve? Përgjigjet drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR

Kryesuesja e misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë, ambasadorja Audry Glover mbajti një konferecë për shtyp me gazetarët. Glover është pyetur nëse do të rekomandonte ky mision shtyrjen e zgjedhjeve, pasi opozita nuk ka pranuar të futet.

Lidhur me këtë, ajo u përgjigj se roli i OSBE-ODIHR është vetëm të vëzhgojë procesin zgjedhor dhe jo të japë rekomandime.

"Në fakt nuk është puna jonë që të ndërhyjmë në këtë mënyrë duke bërë sugjerime të tilla. Ne jemi këtu për të vëzhduar zgjedhjet, nuk na takon ne, kjo do ishte ndërhyrje në fakt", u shpreh ajo.

Ndërkohë, e pyetur se nëse ka pasur një mision në ndonjë vend tjetër ku opzoita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa Glover u përgjigj se nuk ka pasur një eksperiencë të tillë.

"Në fakt jo nuk më ka ndodhur ndonjëherë të vëzhgoj zgjedhje në një vend ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje", tha ajo.

Ambasadorja është pyetur më tej edhe nëse do të njihen zgjedhjet e 30 qershorit në një kohë kur shumë bashki në vend nuk kanë kandidatë kundërshtarë.

"Atë që bëjmë gjithmonë, do raportonim, reflektonim atë që ishim gjatë procesit zgjedhor. Do kishim raportin me atë që do shihim", theksoi ajo, duke shtuar edhe njëherë se misioni i tyre është teknik.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Ilir Meta u shpreh se është i gatshëm të anullojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032765865325928
array(1) { ["section"]=> string(90) "do-rekomandoni-shtyrjen-e-zgjedhjeve-pergjigjet-drejtuesja-e-misionit-te-osbe-odihr-165540" }