Do shemben 10 godina në Institutin e Kamzës, Veliaj: Janë të super-amortizuara

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 09-12-2019 Do shemben 10 godina në Institutin e Kamzës, Veliaj: Janë të super-amortizuara Një prej godinave në Institutin e Kamzës

Plot 10 godina në Institutin e Kamzës do të shemben për shkak të amortizmit të madh që kanë pësuar dhe rrezikut që paraqesin për banorët.

Pas shembjes së 3 godinave në Qytetin Studenti, që prej 30-vitesh banoheshin nga familjarë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se është e nevojshme edhe shembja e 10 godinave Institutin Bujqësor të Kamzës.

Janë 8 godina që banohen nga familje dhe 2 godina me studentë.

“Bëhet fjalë për godina të superamortizuara, të ndërtuara nga vetë studentët me punë vullnetare. Pra dikush vinte për Inxhinieri, ose për Letërsi, apo në rastin atje, vinte për Hortikultorë apo për Veterinari, dhe ndërtonte vetë edhe konviktin. Kështu që i njëjti fat me shumë ndërtesa silikate dhe parafabrikate me punë vullnetare në Tiranë, është ideja e tyre. Kështu që ja ku është edhe prova që nuk po diskriminojmë njëri, një palë ose një tjetër, por shohim amortizimin e ndërtesës. Dhe në Institut Bujqësor të dhjeta janë të amortizuara, nuk ka nevojë të marrim rrezik fare. Për familjarët në 8 godina do trajtohen me bonusin e qirasë”, tha Veliaj.

Banorët në këto godina do të përfitojnë bonus qiraje nga Bashkia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075500011444092
array(1) { ["section"]=> string(83) "do-shemben-10-godina-ne-institutin-e-kamzes-veliaj-jane-te-super-amortizuara-188909" }