“Do shkatërroj plotësisht dhe do zhduk ekonominë turke”, Trump kërcënon pasi SHBA i hapi dritën jeshile Turqisë në Siri

Publikuar tek: bota, më 17:39 07-10-2019 “Do shkatërroj plotësisht dhe do zhduk ekonominë turke”, Trump kërcënon pasi SHBA i hapi dritën jeshile Turqisë në Siri Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon të “shkatërrojë plotësisht dhe të zhdukë ekonominë turke” nëse ky shtet bën ndonjë akt të të padëshiruar në Siri.

Deklarata e fortë e Trump vjen pas kritikave të Republikanëve, pasi SHBA i hapi rrugën ushtrisë turke të marrë në dorë territoret e Sirisë së rrënuar nga lufta.

Trump deklaroi se ka vendosur të tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Veriu i Sirisë, duke i hapur rrugën Turqisë të kryejë sulme ushtarake në këtë rajon.

“Siç e kam theksuar edhe më parë, dhe thjeshtë për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, konsideroj si jashtë limiteve, unë do të shkatërroj dhe zhduk plotësisht Ekonominë e Turqisë (kam bërë edhe më parë!)”, shkruan Trump në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012448072433472
array(1) { ["section"]=> string(123) "do-shkaterroj-plotesisht-dhe-do-zhduk-ekonomine-turke-trump-kercenon-pasi-shba-i-hapi-driten-jeshile-turqise-ne-siri-181161" }