‘Do shkoj vetë në Erbil’, gazetari i medias italiane publikon mesazhet me ambasadorin Gazheli: Na gënjeu për Alvinin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:58 22-10-2019 ‘Do shkoj vetë në Erbil’, gazetari i medias italiane publikon mesazhet me ambasadorin Gazheli: Na gënjeu për Alvinin Gazetari Taulant Kopliku, Alvin Berisha dhe ambasadori Gent Gazheli

Gazetari shqiptar i medias italiane ‘Le lene’, Taulant Kopliku, ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me ambasadorin shqiptar në Turqi, Gent Gazhelin për çështjen e 11 vjeçarit shqiptar të mbetur në kampin shqiptar, Alvin Berishës.

Kopliku ka zbuluar mesazhet e shkëmbyera me ambasadorin shqiptar në Ankara, Gent Gazhelin.

Në mesazhet e siguruara nga newsbomb.al, ambasadori shqiptar zotohet se do të ishte plotësisht i angazhuar për kthimin e Alvin Berishës, në Shqipëri, pranë babit të tij, por kjo nuk është realizuar. Edhe pas 6 ditësh negociata, Alvini nuk është kthyer ende në Shqipëri. 

11 vjeçari shqiptar është ende në kampin sirian në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, pasi qeveria shqiptare, me përfaqësinë e ambasadorit Gent Gazheli në Ankara, nuk u angazhuan siç duhet për kthimin e Alvinit në Itali pranë të atit dhe dy motrave të tij.

Rasti i Alvinit u bë mediatik dhe nxiti mjaft reagime të qytetarëve italianë dhe shqiptarë.

Në lidhje me këtë rast qeveria shqiptare është shprehur se ka hasur pengesa në rrugët diplomatike.

Bisedat e ambasadorit Gazheli me gazetarin:

Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.

Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin prapë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob?

Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?

Gazetari Taulant Koplikaj: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.

Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë.

Propozoni Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.

Gazetari Taulant Koplikaj: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.

Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.

jjjjjjjjjjjjj.jpg

nnnnnnnnnnnnnnn.jpg

oooooooooooo.jpg

lllllllllllllllll.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016098022460938
array(1) { ["section"]=> string(119) "do-shkoj-vete-ne-erbil-gazetari-i-medias-italiane-publikon-mesazhet-me-ambasadorin-gazheli-na-genjeu-per-alvinin-183108" }