Do shkrihet me PD, apo do të mbetet si PAA? Pas reflektimit Agron Duka merr këtë vendim

Publikuar tek: politike, më 13:30 13-07-2017 Do shkrihet me PD, apo do të mbetet si PAA? Pas reflektimit Agron Duka merr këtë vendim

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kreu i PAA, Agron Duka nuk arriti të sigurojë një tjetër mandat në parlamentin e ardhshëm, duke mbetur përfundimisht legjislaturës së 2017-ës.

Në këto zgjedhje, Duka tregon se ishte i detyruar të bashkohej me PD-në në mënyrë që të “mbijetonte”, por sërish nuk ia doli.

Madje, deputeti tregon se gjatë kësaj kohe është përballur me shumë pyetje nga mbështetësit e partisë së tij, nëse do të shkrihet me PD, apo do të vazhdojë si parti e vogël.

Përmes një statusi në facebook, Agron Duka tregon se çfarë vendimi ka marrë pas një periudhe reflektimi.

STATUSI I PLOTË

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Agrare Ambientaliste!

Pas një periudhe të nevojshme reflektimi, mendoj që disa gjëra dhe paqartësi duhen sqaruar për të ardhmen e kësaj force politike .

Së pari dua ti drejtohem atyre që më pyesin nëpërmjet mesazheve nëse do vazhdojmë të punojmë si PAA apo si rezultat i marrëveshjes Basha - Rama, nuk do të ketë më parti të vogla dhe si pasojë do të shkrihemi me PD.

PAA është një parti e vjetër në skenën politike shqiptare e cila ka lindur si përfaqësuese e banorëve të zonave rurale, për ti dhënë rrugë zgjidhjeve problemeve të shumta që ka bujqësia dhe blektoria. Ajo ka në programin e saj gjithashtu çështjet e agroindustrisë dhe mjedisit dhe të gjitha këto çështje, unë mendoj që më mirë se PAA nuk mund ti trajojë asnjë parti tjetër, sepse ajo ka në gjirin e saj specialistët më të mirë të këtyre fushave.

Janë bërë edhe në të shkuarën përpjekje për të asimiluar partitë e vogla por ata gjithmonë kanë dështuar.

Duke e parë në këtë këndvështrim, megjithë rezultatin negativ të zgjedhjeve parlamentare, ne nuk kemi pse vëmë në dyshim egzistencën dhe misionin e PAA-së për të ardhmen. PAA nuk u provua duke konkuruar më vete, por në kushtet e krijuara pas marrëveshjes së dy forcave të mëdha politike, kandidatët tanë si dhe strukturat e PAA punuan shume në fushatën elektorale në vazhdimësi të punës të filluar që prej një viti, por duke qënë në siglën e PD, puna e tyre nuk pati asnjë mundësi që të dilte në pah e si pasojë, nuk mundëm të siguronim asnjë përfaqësues në parlament për katër vitet e ardhëshme.

Me këte rast dua të falenderoj z. Adi Haxhiymeri, z. Olsi Cukaj,

z. Edmond Biçoku, z. Bujar Huqi dhe të gjithë ata që punuan e kontribuan në këtë fushatë elektorale .

Vendimi për të mos konkuruar vetëm, ishte një vendim që u mor në konsultë me strukturat e PAA, ku shumica prej tyre duke menduar që nuk kishim numërues e komisioner dhe duke qënë se numri i votave të nevojshme për një mandat rritej shumë, gjykuan se dalja më vete na penalizonte shumë dhe fatkeqēsisht ky vendim rezultoi i gabuar. Si rezultat përgjegjesia kryesore në raste te tilla bie mbi Kryetarin dhe për këtë, do të diskutojmë në mbledhjen më të afërt të forumeve .

Së dyti pati edhe nga ata të cilët kandidimin në siglën e PD nuk e përkrahën dhe si pasojë ose nuk erdhën fare në fushatë duke shprehur hapur disaprovimin e tyre, ose punuan pa impenjimin maksimal.

Unë mendoj që këta persona, të cilët më parë kishin dhënë kontributin e tyre me shumë devotshmëri në ringritjen e strukturave të PAA në fushatên për zgjedhjet e pjesëshme nê Kolonjë ..etj nuk kanë përse tërhiqen nga jeta politike pranë PAA, por të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sepse ne humbëm një betejë por jo luftën për zgjidhjen e çështjeve për të cilën egziston kjo parti.

Me respekt!

Agron Duka  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016417980194092
array(1) { ["section"]=> string(91) "do-shkrihet-me-pd-apo-do-te-mbetet-si-paa-pas-reflektimit-agron-duka-merr-kete-vendim-86018" }