Do shpërblehen pensionistët dhe punonjësit në fundvit? Ja ç’thonë financat

Publikuar tek: ekonomi, më 12:47 26-11-2016 Do shpërblehen pensionistët dhe punonjësit në fundvit? Ja ç’thonë financat

Fundviti po afron, pensionistët dhe punonjësit janë me “sytë drejt financave”.

 Zv. Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi se administrat duhet të mjaftohet me lajmin e mirë të rritjes së pagave, kurse për pensionistët ende nuk ka asnjë gjë zyrtare.

I pyetur nga televizioni “Skan” për shpërblimet e punonjësve të shtetit dhe pensionistëve, zv.ministri i Financave tha se për administratën konsiderojnë shpërblim rritjen e rrogave, ndërsa për pensionistët ende nuk është vendosur, pasi në fillim po lajnë borxhet.

“Ne besojmë se shpërblimin ua japim nëpërmjet rritjes së pagave, administratës. Ndërsa për pensionistë do të vlerësohet, por primare kemi që të mos lëmë asnjë detyrim të prapambetur.

Çka do të thotë se ato që janë detyrime nga kontratat, synimi është të shlyehen deri në fund të vitit. Nëse shlyejmë këto dhe kemi sufiçit atëherë do vlerësojmë mundësinë e një shpërblimi për pensionistët…edhe për ne do të ishte i dëshiruar”, ­- tha Ervin Mete në studion e “Tv Scan”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027131795883179
array(1) { ["section"]=> string(79) "do-shperblehen-pensionistet-dhe-punonjesit-ne-fundvit-ja-c-thone-financat-60756" }