I sekuestrohen disa doza dhe një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sattiva një 18 vjeçari që do ta shpërndante në një gjimnaz në Shkodër.
Policia bën me dije se, më datë 30.01.2017, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë marrë informacion në rrugë operative se në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës, ky shtetas po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla.
Menjëherë është organizuar puna ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: Eduard M, 18 vjeç, banues në Shkodër
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.