Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha nga foltorja e Parlamentit se dy siglat e PD dhe LSI do t'i çojë për skrap.
Me anë të një postimi në Facebook, Strazimiri thotë se këtë shprehje Rama ia ka vjedhur ish-kryeministrit italian Matteo Renzi.
'Ti vetëm zgjidh si e do "rottamazione-n": si Renzi? Apo si Mussolini?...
E ofrojmë edhe "a domicilio" si shërbim kur vjen puna për "trima" si ti ... Ti vetëm mbaj "Betimin", shkruan Strazimiri.
Postimi i plotë i Strazimirit:
"Betim" interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që "betohej" se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e "çuan për skrap" vetëm pak pasi kërcënoi me "rottamazione" lart e poshtë...
Ti vetëm zgjidh si e do "rottamazione-n": si Renzi? Apo si Mussolini?...
E ofrojmë edhe "a domicilio" si shërbim kur vjen puna për "trima" si ti ... Ti vetëm mbaj "Betimin"!!
Sinqerisht,
POPULLI”.