‘Do t’i qëndroj besnike Kushtetutës’, Marsida Xhaferllari betohet para Ilir Metës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 14-11-2019 ‘Do t’i qëndroj besnike Kushtetutës’, Marsida Xhaferllari betohet para Ilir Metës Gjyqtarja Marsida Xhaferllari

Pas betimit të gjyqtares Elsa Toska, gjatë mbrëmjes së sotme në ambjentet e Presidencës u betua para Presidentit të Republikës, Ilir Meta edhe anëtarja tjetër e re të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta:

‘Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!’

Presidenti Meta pas betimit në Kushtetutë, i uroi suksese gjyqtares Marsida Xhaferllarit në detyrën e rë të rëndësishme.

Kujtojmë se Marsida Xhaferllari ka qenë kryeisnpektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) në kohën që ky institucion drejtohej nga Ilir Meta, por edhe nga Bujar Nishani.

Ndërkohë që ka patur një debat në mes të qeverisë dhe Presidencës, për shkak se gjyqtarja Xhaferllari është edhe partnerja e ish deputetit demokrat dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeajt dhe mund të ketë aludime për interferanca në punën e saj si anëtare e re në Gjykatën Kushtetuese.

marsida.jpeg

presidencaa.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077841281890869
array(1) { ["section"]=> string(85) "do-t-i-qendroj-besnike-kushtetutes-marsida-xhaferllari-betohet-para-ilir-metes-185915" }