“Do ta padis për shpifje”, Bardhi i përgjigjet Babanit: Avokatët do të të duhen të negociosh vitet e burgut

Publikuar tek: politike, më 17:21 16-09-2019 “Do ta padis për shpifje”, Bardhi i përgjigjet Babanit: Avokatët do të të duhen të negociosh vitet e burgut Gazmend Bardhi / Mark Babani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje.

Me ironi, Bardhi i thotë Babanit se bën mirë që ka avokatë, pasi do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

PD e akuzon Babanin se është arrestuar në Itali për vjedhje makinas, në vitin 1994, ku është dënuar dhe më pas dëbuar drejt Shqipërisë. Por kryebashkiaku reagoi duke hedhur poshtë akuzat e PD-së. Ai tha se në datën e pretenduar se është arrestuar, ishte duke punuar në një hotel në Itali.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040429830551147
array(1) { ["section"]=> string(110) "do-ta-padis-per-shpifje-bardhi-i-pergjigjet-babanit-avokatet-do-te-te-duhen-te-negociosh-vitet-e-burgut-178664" }