Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me një vit burg ish-deputetin e PD Ervin Salianji, për dosjen “Babale”.
I ftuar në emisionin 'Opinon' se nëse Gjykata e Apelit do ta dënojë, ai do të jetë i gatshëm që të bëjë burgun.
Blendi Fevziu: Në rast se Gjykata e Apelit ju njeh fajtor do të shkoni në burg apo do të arratiseni?
Ervin Salianji: Po pa diskutim…
Blendi Fevziu: Do shkoni në burg?
Ervin Salianji: Pa diskutim…pa asnjë diskutim
Blendi Fevziu: Një burg jo të sigurisë të lartë
Ervin Salianji: Pa asnjë lloj diskutimi do të shkoj në çfarëdo lloj burgu që do të japë gjykata, por do ta bëj burgun ashtu siç kanë bërë sakrificë qindra mijëra njerëz për të vërtetën, për të drejtën dhe për të mundur mafian dhe krimin e organizuar …nuk ka diskutim fare kjo,ka thënë ish-deputeti i PD.