‘Do të bëjmë 500 shtëpi në Shqipëri’, mediat turke pasqyrojnë falenderimet e Ramës dhe afrimin e tij me Erdoganin (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 30-11-2019 ‘Do të bëjmë 500 shtëpi në Shqipëri’, mediat turke pasqyrojnë falenderimet e Ramës dhe afrimin e tij me Erdoganin (VIDEO) Kryeministri Edi Rama

Mediat dhe faqet turke, kanë publikuar momentin kur kryeministri Edi Rama shprehte mirënjohjen e tij për ofrimin e ndihmave nga presidenti turk Erdogan, duke nxjerrë në pah edhe afrimin e kryeministrit me liderin turk.

Mediat turke por edhe faqet turke në rrjetet sociale, kryesisht twitter, kanë publikuar deklaratën e Ramës ku falenderonte presidentin turk pasi ky i fundit premtoi se do të ndërtonte 500 shtëpi në Shqipëri pas goditjes nga tërmeti si dhe ndihma të tjera.

Deklarata e Ramës:

Dhe për sa i përket Presidentit, sërish e kam të vështirë të gjej fjalët për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe mbështetjen e tij. Ka qenë gjatë gjithë kohës duke pyetur për informacion, duke folur me mua. Kështu që nuk është se më surprizoi, e dija që do të bënte më të mirën dhe do të bëjë më të mirën. Ai është një burrë që kur thotë ‘Po’ është ‘Po’ dhe kur thotë ‘Jo’ është ‘Jo’ kështu që të pëlqen apo nuk të pëlqen, po është po dhe jo është jo.

Postimi në twitter i një faqeje turke:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ‘Ne do të bëjmë 500 shtëpi në Shqipëri’, kryeministri Rama: ‘Unë nuk mund të gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen tonë për kujdesin që presidenti Erdogan na ka ofruar’.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01500391960144
array(1) { ["section"]=> string(123) "do-te-bejme-500-shtepi-ne-shqiperi-mediat-turke-pasqyrojne-falenderimet-e-rames-dhe-afrimin-e-tij-me-erdoganin-video-187948" }