'Do të martohem sërish’, rrëfehet Eneda Tarifa: Vajzës i kërkoj shpesh falje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:50 18-08-2019 'Do të martohem sërish’, rrëfehet Eneda Tarifa: Vajzës i kërkoj shpesh falje

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, e ftuar në emisionin ‘Treshat’ me Bora Zemanin dhe vëllezërit Veshaj, ka treguar shumë të fshehta rreth jetës së saj.

E pyetur nëse po mendon një martesë të dytë, ajo u përgjigj se do të martohej sërish nëse do të gjente personin e duhur.

Ndërkohë ka folur edhe për marrëdhënien e saj me të bijën, duke i kërkuar edhe falje publikisht.

Ndodh që ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme, nervat dhe streset e punës këngëtarja ia shkarkon vajzës së saj, Arias.

‘Ndodh, por e marr dhe ja shpjegoj, madje shpesh i kërkoj dhe falje. Unë di të them më fal. Vajzës i kërkoj shpesh falje’, deklaroi Eneda e emocionuar.

Kujtojmë që këngëtarja është divorcuar nga kompozitori Erion Zaloshnja, me të cilin pati dhe një raport shumëvjeçar.

Screenshot_4.png

Screenshot_26-10-600x450.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071420669555664
array(1) { ["section"]=> string(79) "do-te-martohem-serish-rrefehet-eneda-tarifa-vajzes-i-kerkoj-shpesh-falje-175673" }