Do të përdorej për të transportuar njerëz në Hënë, shpërthen gjatë testimit RAKETA e 'SpaceX'

Publikuar tek: bota, më 13:48 30-05-2020 Do të përdorej për të transportuar njerëz në Hënë, shpërthen gjatë testimit RAKETA e 'SpaceX' Shperthimi i raketes

Një prototip i një rakete të kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë testimit të premten në pjesën jugore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara.

"Raketa u përfshi nga flakët në qendrën testuese “Boca Chica” të kompanisë SpaceX. Nuk pati raportime fillestare për ndonjë person të lënduar, shkruan “The Guardian”.

Raketa “Starship”, e cila është 120 metra e gjatë, është e dizajnuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë mall në Hënë dhe Mars dhe është pjesë e planeve të kompanisë së famshme për udhëtim të njerëzve në hapësirë në mënyrë të përballueshme në aspektin financiar.

SpaceX ishte në mesin e tri kompanive që u shpërblyen me gjithsej një miliard dollarë nga NASA muajin e kaluar për projektin e transportimit të njerëzve dhe mallrave në Hënë.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010964870452881
array(1) { ["section"]=> string(97) "do-te-perdorej-per-te-transportuar-njerez-ne-hene-shperthen-gjate-testimit-raketa-e-spacex-208408" }