“Do të ta copëtoj fytyrën, të pres kokën”, 25-vjeçari tmerron ish të dashurën pas ndarjes

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 04-04-2017 “Do të ta copëtoj fytyrën, të pres kokën”, 25-vjeçari tmerron ish të dashurën pas ndarjes

“Ta dish që sot vërtet s’ka më dashuri, por vetëm do të ta copëtoj fytyrën e trupin”. “Do të ta pres kokën, a mirë, mbaje mend këtë fjalë”. Përmes të tilla mesazhesh kërcënuese, një 25-vjeçar ka terrorizuar gjatë një muaji ishtë dashurën e tij. Kërcënimet kanë pasur si motiv mospajtimin e të riut Marsid S. me faktin që lidhja e tyre e dashurisë ishte ndërprerë. Përveç SMS-ve, ai e ka ndjekur ish-të dashurën këmba-këmbës, 1 metër larg, sa herë ajo dilte nga shtëpia, duke u përpjekur ta ndalonte.

Kjo situatë është përballuar nga vajza deri në nëntor të vitit 2016, kur ajo i ka kallëzuar veprimet e 25- vjeçarit në Policinë e Tiranës, që më pas u dërgua si i pandehur në gjykatë. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës i dha fund gjykimit ndaj Marsid S.

Ai u shpall i fajshëm për akuzën e “përndjekjes” dhe u dënua me 5 muaj e 4 ditë burg. Gjatë gjykimit, ai ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues dhe ka shfaqur pendesë të thellë për veprimet e kryera prej tij.

PËRNDJEKJA

Në kallëzimin e bërë në polici, në nëntor të vitit të kaluar, e dëmtuara nga i pandehuri Marsid S. ka pohuar se fillimisht kanë pasur një marrëdhënie normale dashurore me njëri-tjetrin.

Gati një muaj para kallëzimit, marrëdhënia ishte prishur për shkak të xhelozisë së 25-vjeçarit, i cili, sipas saj, i kishte thënë:

“Nëse do të dalësh me ndonjë person tjetër, unë do të të vras”.

Ajo ka shpjeguar se në momentin e njohjes, Marsidi i kishte premtuar fejesë, por duke qenë se ai bëhej shumë xheloz, ajo është munduar që të largohej nga ky person, duke i thënë:

“Nuk dua më të vazhdoj me ty”; “Të lutem më lër të qetë, ku unë të vazhdoj jetën time dhe ti vazhdon jetën tënde”.

Por në këto rrethana, ai është bërë më tepër xheloz. Në vijim, ai e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme dhe sa herë që ajo dilte nga shtëpia, i shkonte nga pas, duke e ndjekur në një distancë prej 1 metër e duke kërkuar ta ndalonte.

SMS-TË KËRCËNUESE

Sipas vendimit të Gjykatës, i siguruar nga “Panorama”, gjatë kohës që e dëmtuara ka qenë në shtëpi, nga ana e të pandehurit i kanë mbërritur disa SMS me përmbajtje kërcënuese.

Referuar vendimit të Gjykatës, mes tyre kanë qenë mesazhe si: “Unë ty do të të gjej sot dhe do të jetë dita e fundit që jeton”; “Nuk dua asgjë nga ti, vetëm të ta copëtoj trupin”; “Ok veç ta dish që sot vërtet s’ka më dashuri, por vetëm do të ta copëtoj fytyrën e trupin”; “Do të ta pres kokën, a mirë, mbaje mend këtë fjalë”.

Po sipas vendimit, mesazhet kërcënuese nga ana e të pandehurit drejt ish-të dashurës së tij kanë vijuar edhe pasi ajo i ka shkruajtur se do të njoftonte policinë për kërcënimet e tij. “Tani shko, jo më vonë se mos harro, se pa të copëtuar ty nuk më kap policia”; “Hajde se ke lagja më ke, këtu po te pres derisa të vish dhe një muaj mos me ardhe, këtu të pres”, kanë qenë mesazhet në vijim.

Mes kërcënimeve, ai i ka nisur asaj edhe një SMS me foton e një pistolete, poshtë së cilës ka shkruar: “Vetëm kjo të bën mirë ty, dil jashtë mos ta bej në sy të L…”; “A je duke dalur jashtë apo të vi vetëm brenda?”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Furnizimi me ujë i Tiranës, plani i Bashkisë për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në qytet
Vrau gjyshen dhe veten, Policia: Ersidi në depresion pas kthimit nga Gjermania »
Article Logic
Execution time: 0.012105226516724
array(1) { ["section"]=> string(91) "do-te-ta-copetoj-fytyren-te-pres-koken-25-vjecari-tmerron-ish-te-dashuren-pas-ndarjes-74109" }