Do të udhëtoni drejt Greqisë? Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 13-08-2020 Do të udhëtoni drejt Greqisë? Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm Ilustruese

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kujtuar sërish qytetarët se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet, gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Kujtojmë që lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga mbrëmja e sotme, ora 22:00, pikat e kalimit të kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Sa më sipër, ftohen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu, duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Kujtojmë që lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Ndërsa shtetasit e të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohet të hyjnë në Greqi nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë”, shkruhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010155916213989
array(1) { ["section"]=> string(83) "do-te-udhetoni-drejt-greqise-ministria-e-jashtme-jep-njoftimin-e-rendesishem-217002" }