Platformat në internet dhe kompanitë e mediave sociale po distancohen dhe po ndërmarrin veprime kundër atyre që nxitën ose u përfshinë në dhunë në Uashington.
Organizatori duket se ka qënë presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump dhe pas Tëitter d Facebook i është pezulluar llogaria dhe në "Youtube".
Shërbimi në internet tha se ka pezulluar llogarinë e presidentit Trump, pasi që ai shkeli politikat kundër nxitjes së dhunës, pas sulmit të javës së kaluar në Kapitol nga mbështetësit e presidentit.
Youtube tha në një deklaratë se “llogarisë së presidentit Trump do t’i pamundësohet të ngarkojë video të reja ose të transmetojë drejtpërdrejt për të paktën shtatë ditë, një afat që mund të zgjatet”, ndërsa janë bllokuar për një kohë të pacaktuar komentet në videot e ngarkuara.
Veprimi i kompanisë u ndërmor pasi grupet amerikane të të drejtave civile kishin vendosur të organizonin një bojkot reklamash ndaj kompanisë nëse ajo nuk heq llogarinë e presidentit Trump.
Mbështetësit e presidenti Trump sulmuan Kapitolin të mërkurën, duke u përpjekur të pengonin certifikimin nga Kongresi të fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.