Do tërhiqet nga futbolli? Ronaldo sqaron planet për të ardhmen  

Publikuar tek: sport, më 09:03 22-10-2019 Do tërhiqet nga futbolli? Ronaldo sqaron planet për të ardhmen   Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk do të tërhiqet nga futbolli, të paktën nuk ka një plan të afërt. Për 34-vjeçarin mosha është vetëm një shifer.

Ronaldo kohët e fundit pranoi se kishte filluar të mendonte për jetën e tij pas periudhës së futbollit, por nënvizoi se pensioni është ende një rrugë e gjatë.

“Mosha është thjesht një numër. Nuk do të thotë që në 34, 35, 36 vjeç ju jeni në fund të karrierës suaj”, tha Ronaldo për gazetarët përpara përplasjes së Juventusit në Ligën e Kampionëve me Lokomotiv Moskën të martën.

“Unë mund të tregoj se me përformancat e mia, si luaj, mënyrën se si unë luaj, mënyrën sesi ndihem mirë, i fortë, duke menduar për lojën, më i pjekur. Kjo bën ndryshimin", ka shtuar ai më tej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075688362121582
array(1) { ["section"]=> string(68) "do-terhiqet-nga-futbolli-ronaldo-sqaron-planet-per-te-ardhmen-183009" }