Do trafikonte drogë në vendet e Europës, arrestohet 27-vjeçari nga Tirana (Shikoni sa “mjeshtërisht” kishte fshehur “mallin”)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 22-03-2017 Do trafikonte drogë në vendet e Europës, arrestohet 27-vjeçari nga Tirana (Shikoni sa “mjeshtërisht” kishte fshehur “mallin”)

Goditet një tjetër rast i "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”,  sekuetrohen 10 KG  lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva" dhe arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve në D.V.P.Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 21.03.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestua  në flagrancë shtetasi: Arel Bitri 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Arrestimi i tij , njofton policia, u bë pasi nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të detajuar, në mjetin tip “Volksëagen” me targë AA108PF, në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit,  ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale: 12 pako me peshë 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

“Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve" i  parashikuar nga neni 283/a i kodit penal”, bën me dije policia.

dr.jpg

dr1.jpg

dr3.jpg

dr4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biznesmenët italianë të “Call Center” orgji me prostitutat në Tiranë, zbulohet “koka” e grupit, tutore Maria...
Bashkia e Tiranës zëvendëson pemët e dëmtuara në Parkun e Madh të Liqenit, Mazniku: Vizioni ynë ta kthejmë qytetin të jetueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011194944381714
array(1) { ["section"]=> string(124) "do-trafikonte-droge-ne-vendet-e-europes-arrestohet-27-vjecari-nga-tirana-shikoni-sa-mjeshterisht-kishte-fshehur-mallin-72765" }