'Do var veten', pas videos prekëse të 9-vjeçarit australian, Vesa Luma tregon si e kanë bullizuar në fillore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:53 21-02-2020 'Do var veten', pas videos prekëse të 9-vjeçarit australian, Vesa Luma tregon si e kanë bullizuar në fillore Vesa Luma

Një video e shpërndarë nga nëna e tij, ku shihej 9-vjeçari austrialian Quaden Bayles të qante e të kërkonte një litar për të varë veten pasi ishte bullizuar, ka prekur zemrat e shumë njerëzve anëembanë botës.

Më herët komediani Brad Williams, i cili gjithashtu është shtatshkurtër, grumbulloi më shumë se 200 mijë $, që ta dërgojë djalin e bullizuar në Disneyland.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.

Përmes disa postimeve në ‘Instastory’, ajo bën me dije se në shkollën fillore, edhe ajo vetë ka qenë pre e bullizmit.

Vesa gjithashtu i kërkon nënave të qendrojnë më shumë me fëmijët e tyre dhe të kujdesen më shumë për ta.

Postimi i Vesa Lumës

“Rasti i këtij fëmije më tronditi shumë si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollën fillore. Jam e sigurt që shoqëria ime në fillore të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambicioze dhe më të fortë për jetën! Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë. Deri vonë nuk e kam kuptuar pse…shumë trauma për vite me radhë të cilat vetëm familja ime është munduar t’i përballojë me mua. Dhe mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkruan Vesa.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085270404815674
array(1) { ["section"]=> string(112) "do-var-veten-pas-videos-prekese-te-9-vjecarit-austrialian-vesa-luma-tregon-si-e-kane-bullizuar-ne-fillore-195994" }