‘Do vazhdoj punën me të njëjtin përkushtim’, Lala: Kërcënimet e gazetarëve nuk janë marrë seriozisht

Publikuar tek: aktualitet, më 17:22 05-09-2018 ‘Do vazhdoj punën me të njëjtin përkushtim’, Lala: Kërcënimet e gazetarëve nuk janë marrë seriozisht Klodiana Lala

Duke rrëfyer  tmerrin e përjetuar natën kur është sulmuar me armë shtëpia e prindërve të saj, gazetarja Klodiana Lala është shprehur e bindur se do të vazhdojë të bëjë punën e saj me po të njëjtin përkushtim.

"Publiku duhet të më besojë ashtu siç më kanë besuar deri më sot. Unë do të jetoj në këtë vend, unë do i rris vajzat e mia në këtë vend. E kam dashur dhe do vazhdoj ta dua këtë vend”, u shpreh Lala.

Gjithashtu gazetarja ka rrefyer se edhe para dy vitesh ka marrë nje letër kërcënuese që nuk e bëri kurrë publike.

“Kërcënimet e gazetarëve të kronikës nuk janë marrë seriozisht, nuk është vlerësuar puna e gazetarëve të kronikës, policia i ka marrë me dyshim i ka lenë dosjet aty në një cep”, tha mes të tjerash Lala.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022479057312012
array(1) { ["section"]=> string(103) "do-vazhdoj-punen-me-te-njejtin-perkushtim-lala-kercenimet-e-gazetareve-nuk-jane-marre-seriozisht-133275" }