'Do votojmë në Kuvend vettingun për politikanët', Basha i cakton detyrën Ramës: Të mos bllokojë seancën

Publikuar tek: barometri, më 08:14 08-09-2018 'Do votojmë në Kuvend vettingun për politikanët', Basha i cakton detyrën Ramës: Të mos bllokojë seancën

“Do shkojmë në Kuvend të votojmë pro për vettingun ndaj politikanëve”, kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha nga selia blu. Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha theksoi edhe njëherë se duhet të bëhet vettingu ndaj politikanëve.

 

Basha theksoi se kryeministri Rama ka për detyrë të mos bllokojë seancën ku sipas tij opozita do shkojë për të votuar ligjin për vetingun ndaj politikanëve.

“Opozita ka paraqitur një platformë për reformën në drejtësi. Çështja që parashtromë sot është vettingu për politikanët. Shqipëria po degradon dita ditës. Edi Rama ka për detyrë vetëm të mos e bllokojë seancën plenare ku ne do shkojmë për të votuar pro.

Opozita është tërësisht e angazhuar për reformën në drejtësi. Dënimi i politikanëve do të bëhet nga drejtësia. A ka shqiptar që thotë sot t’i mbajmë në Kuvend politikanët e korruptuar. Detyra jonë është që t’i nxjerrim një orë e me parë nga politika”, tha ndër të tjera Basha.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2593150138855
array(1) { ["section"]=> string(106) "do-votojme-ne-kuvend-vettingun-per-politikanet-basha-i-cakton-detyren-rames-te-mos-bllokoje-seancen-133590" }