“Do votoni Lulin, paketë do keni Monikën, Ilirin e Saliun”, Basha i përgjigjet Ramës: Kishe kohë të tregoje veten, ne do e nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e fute ti

Publikuar tek: politike, më 13:17 31-10-2020 “Do votoni Lulin, paketë do keni Monikën, Ilirin e Saliun”, Basha i përgjigjet Ramës: Kishe kohë të tregoje veten, ne do e nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e fute ti Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama se nëse votojnë atë për kryeministër, do të marrin “paketë” edhe Presidentin Meta, kryetaren e LSI Kryemadhi dhe ish-kryeministrin Berisha.

Sipas Bashës, Edi Rama e ka pasur shansin për të treguar veten por e ka futur vendin në krizë. Ndaj, kreu i PD tha se ata do ju ofrojnë shqiptarëve rrugën e daljes nga gropa ku e ka futur vendin Rama.

“Edi Rama e di që do humbasë dhe do humbasë thellë. Për këtë arsye përhap lajme të rreme. Për këtë arsye ndryshoi ligjin. Kjo është arsyeja pse prodhon thashetheme pa vlerë. Ne dhe unë personalisht nuk do ta ndjek në këtë lojë. Edi Rama e ka pasur shansin për të treguar veten. Dhe po ju them e ka treguar veten shumë mirë dhe nuk ka shqiptar që nuk e di kush është Edi Rama dhe çfarë vlere kanë premtimet e tij.

Ne jemi të fokusuar që shqiptarëve tju ofrojmë rrugën e daljes nga gropa ku e ka futur Shqipërinë Edi Rama në dy mandate. Ndryshimi është i pashmangshëm”, u shpreh Lulzim Basha, kreu i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës, për përzgjedhjen e kandidatëve të PD: Shqiptarët do na votojnë ne, ty deputetët do t’i përzgjedhë Niçja
Ish-kryetari i PS i bashkohet LSI, Kryemadhi publikon VIDEON dhe shkruan: Socialiste kam qenë dhe unë, po na e grabiti shtëpinë Rilindja »
Article Logic
Execution time: 0.011145114898682
array(1) { ["section"]=> string(165) "do-votoni-lulin-pakete-do-keni-moniken-ilirin-e-saliun-basha-i-pergjigjet-rames-kishe-kohe-te-tregoje-veten-ne-do-e-nxjerrim-shqiperine-nga-gropa-ku-e-fute-ti-225911" }