‘Do zgjedhim kë të trajtojmë të parët’, reagon PD: Rama mbron korrupsionin! ISHP vonon tamponët dhe nuk ndjek zinxhirin e infektimeve

Publikuar tek: politike, më 19:28 30-10-2020 ‘Do zgjedhim kë të trajtojmë të parët’, reagon PD: Rama mbron korrupsionin! ISHP vonon tamponët dhe nuk ndjek zinxhirin e infektimeve Bardhi - Manastirliu

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili pak më herët i doli në krah Manastirliut, pas deklaratës së kësaj të fundit kur tha “do përballemi me një situatë ku do jemi të detyruar të zgjedhim se kë të trajtojmë të parët”.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, thotë se është Rama ai që çdo ditë mbron krimin dhe korrupsionin, por propaganda nuk e fsheh dot të vërtetën.

Bardhi thotë se ISHP vonon tamponët dhe nuk ndjek zinxhirin e infektimeve, madje njerëzit lihen në mëshirë të fatit dhe kurohen vetëm kur shkojnë në gjendje kritike.

Reagimi i plotë

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

  • Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
  • ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
  • ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
  • Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
  • Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gent Cakaj bisedë telefonike me homologun Holandez, ja se për çfarë u diskutua
Shpërblim për vit të ri? Beqajt ‘nuk i del e keqja me pensionistët’: S’është koha të hapim orekse »
Article Logic
Execution time: 0.01158618927002
array(1) { ["section"]=> string(135) "do-zgjedhim-ke-te-trajtojme-te-paret-reagon-pd-rama-mbron-korrupsionin-ishp-vonon-tamponet-dhe-nuk-ndjek-zinxhirin-e-infektimeve-225834" }