Doda shpresë tek “aleatët”: Hetoni dhe gjykoni të gjithë politikanët në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 19:01 03-03-2015 Doda shpresë tek “aleatët”: Hetoni dhe gjykoni të gjithë politikanët në Shqipëri

Deputetja demokrate e Kuvendit të Shqipërisë, Mesila Doda beson se Shqipëria nuk bëhet, të paktën jo nga shqiptarët.

Nëpërmjet një postimi në facebook Doda i ka bërë thirrje SHBA-së dhe aleatëve të hetojnë dhe të instalojnë një gjykatë speciale për të hetuar dhe dënuar të gjithë politikanët shqiptarë të përfshirë në krim.

Ndryshe nga qëndrimi i PD-së që ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, Doda sulmon në statusin e saj deputetin Tom Doshi pa përmendur në reagim kreun e LSI-së.

Nisur nga çështja “Doshi”, Doda e shikon vetëm në këtë mënyrë krijimin e një Shqipërie normale.

Dhe në fakt Doda ka të drejtë kur kërkon një Shqipëri normale, pasi në një vend normal nuk bëhen thirrje nga deputetët e zgjedhur nga populli për ndërhyrje apo më keq akoma për veprim të shteteve të huaja në punën e brendshme të një shteti tjetër.

“Ende askush nuk po sillet vërtetësisht. Tom Doshi, nuk ndryshoi brenda ditës, ky ishte edhe para 5 vitesh, edhe në 21 janar edhe para pak ditësh, edhe sot, ndaj askush nuk ka pse të ndryshojë sjellje nga një ditë në tjetrën. Do kërkoja nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ndërhynte për të sjellë një njësi speciale task force për të hetuar të gjithë politikanët shqiptarë. Hetim, ngritje akuze dhe gjykatë speciale të instaluar në vend nga aleatët, një zinxhir fillim fund ndryshe nga gjithë kjo felliqsirë që po na mbyt. Është e vetmja rrugë zgjidhje për një Shqipëri normale dhe shprese për një të ardhme të fëmijve tanë....gjithë pjesa tjetër është retorike”, shkruan Doda në facebook.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090470314025879
array(1) { ["section"]=> string(82) "doda-shprese-tek-aleatet-hetoni-dhe-gjykoni-te-gjithe-politikanet-ne-shqiperi-4896" }