Në territorin e Shqipërisë kanë hyrë me mijëra emigrantë për të shprehur të drejtën e tyre themelore, votën e lirë.
Pika Kufitare Kakavijë natën e sotme ka punuar me 6 sportele, 5 në hyrje dhe 1 në dalje, raportojnë burime pranë newsbomb.al.
Masat e marra nga Policia e Kufitare kanë shmangur rradhët e gjata që krijohen zakonishtë nga fluksi emigrantëve.
Parti të ndryshme politike kanë vënë në dispozicion autobuza falas për qytetarët në shtetin grek, me qëllim motivimin për të votuar.