Dogana e Morinës me ambiente të reja, financim i BE dhe qeverisë shqiptare

Publikuar tek: barometri, më 09:32 25-07-2018 Dogana e Morinës me ambiente të reja, financim i BE dhe qeverisë shqiptare

Ditën e sotme janë përuruar ambientet e reja të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zvkryeministrja Senida Mesi, e cila së bashku me homologun kosovar Enver Hoxhaj kanë përuruar ambientet e reja, të cilat do të kenë pajisje të modernizuara të cilat lehtësojnë kalimin e shtetasve në të dyja anët e kufirit.


Në inagurim kanë qenë të pranishme dhe Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin dhe Ambasadorja e BE-së për Kosovën Nataliya Apostolova.

“Menaxhimi i mirë i kufijve është jo vetëm garanci për shtetet tona, rajonin dhe BE-në, por gjithashtu ka rëndësi të veçantë dhe është një bonus në përpjekjet e vendeve tona për të hyrë nesër në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar Mesi në profilin e saj.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, gjatë përurimit të ambienteve të reja në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës me praninë e homologut kosovar Z. Enver Hoxhaj, Shefes së Delegacionit të BE-së në Tirane  Znj. Romana Vlahutin, Shefes së Delegacionit të BE-së në Kosove  Znj. Nataliya Apostolova dhe zyrtarëve të lartë të të dy qeverive.

Falë mbështetjes financiare të BE dhe bashkëfinancimit me qeverinë shqiptare,? kemi tashmë ambiente dhe pajisje të modernizuara të cilat lehtësojnë kalimin e shtetasve në të dyja anët e kufirit, plotësojnë ambientet e punës për autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe ndihmojne transportin e mallrave në këtë pikë kalimi të kufirit, pasi mjetet do të procesohen në një pikë të vetme të përbashkët ?.

Menaxhimi i mirë i kufijve është jo vetëm garanci për shtetet tona, rajonin dhe BE-në, por gjithashtu ka rëndësi të veçantë dhe është një bonus në përpjekjet e vendeve tona për të hyrë nesër në familjen e madhe evropiane

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029444932937622
array(1) { ["section"]=> string(80) "dogana-e-morines-me-ambiente-te-reja-financim-i-be-dhe-qeverise-shqiptare-129042" }