Një shtet që i vjen në ndihmë biznesit të vet duke bllokuar dhe “prishur” edhe mallrat që gjenden nëpër kamionë. Fotot që shihni në newsbomb.al vijnë direkt nga dogana e Tiranës në Vorë, ku që prej dy ditësh, me dhjetëra kamionë me mallra presin të të pajisen me fletë peshoreje për t’u nisur në eksport jashtë vendit.
Shkaku?
Që prej dy ditësh në doganën e Tiranës nuk gjendet letër peshoreje që të printohet nga kompjuteri për të thënë tonët e çdo kamioni.
Shoferët e mauneve dhe biznesmenët e mallrave që presin nisjen për jashtë vendit, pas dy ditësh pritjeje në radhë të gjata, e kanë humbur durimin. Para pak minutave, atyre u është komunikuar të presin edhe dy orë të tjera se do të vijë letra. “Fleta e Peshës” sikurse quhet dokumenti me të cilin duhet të pajiset çdo kamion, nuk po vjen akoma.
Dhe në fakt, për biznesmenët dhe kamionistët që këto dy ditë po u bëjnë xhiro me kupon tatimor vetëm lokaleve të zonës aty. Dhe nëse nuk marrin këtë fletë peshoreje, ka shumë kusure të tjera. Nuk presin dot biletat e trageteve, nuk kordinojnë dot ekzaktësinë e dërgimit të mallit në destinacion etj.