Doganat, 342 milionë lekë më pak në janar, ankohen edhe për Crown Agents

Publikuar tek: ekonomi, më 15:52 06-03-2015 Doganat, 342 milionë lekë më pak në janar, ankohen edhe për Crown Agents Te dhenat e krahasura nga janari 2014 ne janarin 2015

Janari i këtij viti, sipas të dhënave nga ministria e Financave, ka qenë jo shumë i suksesshëm për doganat shqiptare. U arkëtuan 342 milionë lekë më pak sesa janari i vitit të kaluar, ose 3.7 përqind më pak. 

Sipas zërave zyrtarë të Ministrisë së Financave kjo ka ndodhur për shkak të rënies së eksporteve të naftës bruto edhe si pasojë e rënies së çmimit në bursë. Por, një tjetër argument është edhe rënia e importit të karburanteve dhe cigareve për shkak të krijimit të rezervave më të mëdha në fund të vitit 2014. Tregtarët krijuan rezerva më të mëdha për shkak të ndryshimit të nivelit të taksave gjatë këtij viti.

Po me këtë çështje, sipas mediave, është e lidhur edhe puna e anglezëve të Crown Agents, kompania londineze që po asiston doganat shqiptare në luftën kundër kontrabandës, por edhe me trajnime. Qeveria shqiptare, evidentohet nga media, ka shprehur pakënaqësi për koncesionarin i cili nuk po evidenton rastet konkrete të kontrabandës ndërkohë që në këmbim të shërbimit po paguhen 8 milionë euro. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020103931427002
array(1) { ["section"]=> string(75) "doganat-342-milione-leke-me-pak-ne-janar-ankohen-edhe-per-crown-agents-5155" }