Dogjën të gjallë shqiptarin në makinë, dënohen dy adoleshentët britanikë

Publikuar tek: bota, më 19:24 24-08-2017 Dogjën të gjallë shqiptarin në makinë, dënohen dy adoleshentët britanikë

Dy adoleshentë nga Britania e Madhe janë shpallur fajtor për vdekjen e emigrantit shqiptar Vilson Meshi, i cili u dogj në makinë një vit më parë në Essex.

31-vjeçari Meshi, baba i tre fëmijëve, kishte udhëtuar për një kohë të gjatë me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët pas ndarjes tij nga bashkëshortja.

Atë e zuri gjumi nga lodhja e rrugës brenda makinës në një parking, kur dy adoleshentë, 18 vjeçari Keani Hobbs dhe një 16 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, qëlluan drejt makinës së tij një fishekzjarr, shkruan newsbomb.al.

Menjëherë makina shpërtheu në fkalë dhe tym të zi çka shkaktoi vdekjen e Vilson Meshit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 27 shtatorit të 2016-ës.

Dy adoleshentët u dënuan gjithashtu për vjedhjen e fishekjzarit që përdoret për sinjale ndihme, nga një anije e ankoruar në portin e qytetit.

Prokurori tha se pas seancave të shumta dhe provave bindëse, të dy adoleshentët u dënuan për krimin.

“Shpresoj që vendimi i gjykatës të sjellë sado pak qetësi për familjarët e viktimës”, u shpreh prokurori.

Meshi ishte njeri i qetë dhe një biznesmen i suksesshëm në Britani. Ai zotëronte një lavazh në parkingun pranë Tesco në Glossop.

Rreth 4 mijë persona morën pjesë në varrimin e tij në Shqipëri, shumë prej të cilëve nga Britania e Madhe. /Newsbomb.al

fg5hye45hdegh5.jpg

geghe5h45hd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070719718933105
array(1) { ["section"]=> string(77) "dogjen-te-gjalle-shqiptarin-ne-makine-denohen-dy-adoleshentet-britanike-90083" }