Dogji 2 makina te drejtoria e Policisë, identifikohet autori (EMRAT, kujt i përkisnin automjetet)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 16-04-2019 Dogji 2  makina te drejtoria e Policisë, identifikohet autori (EMRAT, kujt i përkisnin automjetet)

Identifikohet autori i cili dogji dy makina gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për shtetasin Mario Toci, 38 vjeç, i njohur për policinë për shkak të preçedentëve të mëparshëm penalë.

Fillimisht zjarri është vënë në automjetin tip "Volsvagen"me targa AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut, duke e djegur plotësisht.

Ndërkohë flakët janë përhapur duke djegur edhe makinën tip "Skoda" me targa AA702DL në pronësi të Bledar Hoxhës, e cila ishte parkuar ngjitur me Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Zjarri mësohet se ka qenë i qëllimshëm dhe policia ka mundur të identifikojë dhe autorin përmes kameras së sigurisë që ka qenë instaluar para Drejtorisë së Policisë Elbasan. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066070556640625
array(1) { ["section"]=> string(98) "dogji-makina-te-drejtoria-e-policise-identifikohet-autori-emrat-kujt-i-perkisnin-automjetet-160603" }