“Doja të flisnim për hallet e njëri-tjerit”, Kurti qefmbetur me Ramën: Nuk ishte i interesuar

Publikuar tek: politike, më 20:56 25-05-2020 “Doja të flisnim për hallet e njëri-tjerit”, Kurti qefmbetur me Ramën: Nuk ishte i interesuar Albin Kurti / Edi Rama

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka floru edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Beti Njuma.

Kurti tha se nuk ka shumë raporte me kryeministrin shqiptar dhe tregoi se ka qefmbetje, pasi i refuzoi propozimin për një mbledhje të përbashkët mes krerëve të dy shteteve në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Kurti tha se kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës nuk e kanë luksin ta injorojnë njëri-tjetrin.

“Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama pasi unë propozova të takohemi bashkë liderat nga Kosova dhe Shqipëria, thamë që ta bëjmë bashkë krerët e institucioneve, 6 veta të diskutojmë edhe për çështjen e luftimit të pandemisë Covid-19. Por edhe për hallet e njëri-tjetrit dhe hallet e përbashkëta që në fakt janë kryesoret, sepse kufiri nuk duhet të na ndante. Pra Kosova dhe Shqipëria e kanë një kufi që s’është i shqiptarëve. Mirëpo nuk pati gatishmëri dhe interesim për një takim të tillë. Ça të them tash. Unë jam i interesuar për bashkëpunim. Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk e kanë luksin ta injorojnë kështu njëri-tjetrin,” u shpreh Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093071460723877
array(1) { ["section"]=> string(96) "doja-te-flisnim-per-hallet-e-njeri-tjerit-kurti-qefmbetur-me-ramen-nuk-ishte-i-interesuar-207790" }