Doktor Dhimitër Kraja fiton betejën me COVID-19, reagon Rama: Jetë të gjatë profesor

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 04-04-2020 Doktor Dhimitër Kraja fiton betejën me COVID-19, reagon Rama: Jetë të gjatë profesor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të mirë për mjekun e njohur Dhimitër Kraja, i cili u shërua nga Covid-19 dhe ditën e sotme la spitalin.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai i uron jetë të gjatë Krajës, teksa thekson se mjeku u plagos nga armiku teksa ndodhej në vijën e zjarrit.

Kujtojmë që mjeku Kraja ka një karrierë të gjatë në Shëndetësi. Ai ka shërbyer plot përkushtim për 48 vite në Spitalin Infektiv, ndërsa vendosi të rikthehej në profesion për të luftuar koronavirusin.

Statusi i plotë:

Lajm i mirë nga spitali infektiv:

Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t'u angazhuar në vijën e zjarrit dhe u plagos nga armiku...

Jetë të gjatë profesor

 

91624727_10157604560856523_3374608404931674112_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010475873947144
array(1) { ["section"]=> string(89) "doktor-dhimiter-kraja-fiton-betejen-me-covid-19-reagon-rama-jete-te-gjate-profesor-201305" }